back to top
Wednesday, February 18, 2026
BallinaLajmeOsmani nesër do të jetë në Washington për takimin e Bordit të...

Osmani nesër do të jetë në Washington për takimin e Bordit të Paqes

Të ngjajshme

Bashkë për Kosovën, Konjufca i afërm me familjen e Kadri Veselit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,...

Ftesa e Trump, Edi Rama niset drejt Washingtonit

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në...

Gucati nga Haga: Pres që këta burra të lirohen në muajin maj

Kreu i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së,...

Presidentja Vjosa Osmani, ka konfirmuar se do të jetë në Washington më 19 shkurt për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes, pjesë e të cilit u bë edhe Kosova.

“Ne vërtet ndjehemi krenar që i jemi bashkuar presidentit Trump, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë në këtë organizatë ndërkombëtare, e cila themelimin e kishte në Davos kurse takimin e parë inaugurues e ka shumë shpejt në Washington D.C., për çka unë do të udhëtojë atje për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës”, tha ajo në një intervistë për Kanal10

Në këtë takim inaugurues, ajo tha se “ka shtete që do ta konkretizojnë mbështetjen, ka shtete që e shprehin përkushtimin i cili më vonë konkretizohet”

Osmani tha se janë bërë “shumë gjëra pozitive, përfshirë përkrahjen për anëtarësim në NATO” si “rezultat i një pune shumë të afërt me administratën Trump”.

Kjo përkrahje, ajo tha se “po reflektohet edhe në letrën të cilën e ka dërguar presidenti” për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz