back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeHoxha falënderon të gjithë që përkrahën marshin “Drejtësi, jo politikë”: Populli e...

Hoxha falënderon të gjithë që përkrahën marshin “Drejtësi, jo politikë”: Populli e tha fjalën e vet

Të ngjajshme

Ish-deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha që ishte edhe njëra nga organizatorët e marshit “Drejtësi, jo politikë”, ka reaguar pas përfundimit të këtij marshi.

Ajo ka falënderuar të gjithë që kanë ndihmuar në organizim.

“Faleminderit të gjitha institucioneve, komunave, organizatave të dala nga lufta dhe organizatave të tjera shoqërore, bashkësive fetare e kulturore, sportistëve, pensionistëve, bujqëve e fermerëve, studentëve e të rinjve dhe të gjithë qytetarëve pa dallim gjeografie, partie, gjinie e moshe që sot përçuan dhe manifestuan me dinjitet e integritet kërkesën për drejtësi për të vërtetën tonë historike. Faleminderit  të gjithëve që ndihmuan e përkrahën në forma të ndryshme këtë mision përbashkimi dhe qëndrimi kolektiv”, ka shkruar Hoxha.

Ajo ka thënë se “populli e tha fjalën e vet”. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz