back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeMemli Krasniqi: Pavarësisht kohës, më vjen mirë që presidentja Osmani iu bashkua...

Memli Krasniqi: Pavarësisht kohës, më vjen mirë që presidentja Osmani iu bashkua marshit të sotëm

Të ngjajshme

Aksident në Sekiraqë të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte, në fshatin Sekiraqë...

Petulla më të shëndetshme, pa hequr dorë nga shija

Është ajo dita e vitit kur të gjithë çmendemi...

Ish-kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se e vlerëson pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani në marshin e sotëm në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Express.

Krasniqi ka thënë se e vlerëson një gjest të tillë të Osmanit, pavarësisht kohës kur po ndodh.

“Më vjen mirë. Ne si PDK kemi qenë pak të vetmuar. Ka qenë tepër e rëndësishme ta kemi përkrahjen e institucioneve. S’mund ta arsyetojë kurrë qeverinë e kaluar të z. Kurti që i pat zvoglu fondet për mbrojtjen e luftës çlirimtare në Hagë”, ka thënë Krasniqi në Frontal të T7.

“Më vjen mirë, vërtet e vlerësoj, pavarësisht kohës. Edhe presidentja Osmani, edhe kryeministri Kurti që po i japin përkrahje e që sot janë në linjë ku kemi qenë që nga fillimi. Është një mesazh i mirë. Nuk ka qenë krejtësisht e arsyeshme që ta kemi mbështetjen e Edi Ramës, e të mos e kemi të krerëve institucional të Kosovës”, ka shtuar tutje ai./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz