BallinaLajmeSherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar

Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar

Të ngjajshme

SHBA konfirmon rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin...

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë...

Guardiola i thotë shkurt Rodrit: Nëse nuk je i lumtur, largohu!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar spekulimet...

Nesër dorëzon detyrën/ Këto ishin momentet e para të Osmanit si presidente

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do...

Disa të mitur janë përfshirë në një sherr ku për pasojë është lënduar një 15-vjeçar në qytetin e Kukësit.

Sipas policisë, pesë prej tyre janë identifikuar dhe janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologëve. Ndërkohë bëhet me dije se 15-vjeçari ka marrë lëndime të lehta.

“Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Top Channel,

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz