Njëri ndër komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka folur për të arriturat e Kosovës në këto vite që nga liria dhe pavarësia e vendit.
Mustafa theksoi se njëra ndër fushat ku Kosova ka arritur suksese është edhe zhvillimi i Ushtrisë së Kosovës dhe për këtë është i lumtur.
Ai ka folur edhe për marshin e sotëm, duke thënë se është një dëshmi që, kur jemi të bashkuar, dalim fitues.
Sipas tij, sot, është koha të reflektojmë jo vetëm për arritjet, por edhe për plagët e hapura, për njerëzit që ende e mbajnë mbi supe barrën e së kaluarës dhe që kërkojnë drejtësi e dinjitet./rtk