back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeBekim Jashari: Amanetin e të rënëve ta kthejmë në përgjegjësi shtetndërtimi

Bekim Jashari: Amanetin e të rënëve ta kthejmë në përgjegjësi shtetndërtimi

Të ngjajshme

Përfaqësuesi i familjes legjendare Jashari, Bekim Jashari, ka uruar përvjetorin e Pavarësisë me një mesazh nderimi për dëshmorët dhe thirrje për unitet e përkushtim ndaj shtetit.

Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, theksoi se “sot përulemi me respekt para të rënëve dhe e kthejmë amanetin e tyre në përgjegjësi shtetndërtimi”, duke shtuar se gjaku i derdhur për liri nderohet “duke u bërë bashkë për zhvillimin e vendit tonë, për ruajtjen e historisë sonë të lavdishme dhe për fuqizimin e shtetit tonë në skenën ndërkombëtare”.

Ai shprehu “nderim të thellë dhe përulje të sinqertë para çdo shqiptari, çdo atdhetari, burri, gruaje e të riu, që brez pas brezi punuan, sakrifikuan dhe qëndruan të palëkundur për çlirim nga robëria”, duke uruar: “Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!”.

Në fund, Jashari bëri thirrje për bashkim, duke theksuar se “liria është fituar me sakrificë, ndërsa shteti forcohet me punë e përkushtim çdo ditë”, si dhe përmbylli mesazhin me thirrjen: “Lavdi Dëshmorëve!”.

Postimi i plotë: 

Sot përulemi me respekt para të rënëve dhe e kthejmë amanetin e tyre në përgjegjësi shtetndërtimi. Nderojmë gjakun e derdhur për liri duke u bërë bashkë për zhvillimin e vendit tonë, për ruajtjen e historisë sonë të lavdishme dhe për fuqizimin e shtetit tonë në skenën ndërkombëtare.
Me nderim të thellë dhe përulje të sinqertë para çdo shqiptari, çdo atdhetari, burri, gruaje e të riu, që brez pas brezi punuan, sakrifikuan dhe qëndruan të palëkundur për çlirim nga robëria Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!
Le të jemi të bashkuar, të vendosur dhe krenarë sepse liria është fituar me sakrificë, ndërsa shteti forcohet me punë e përkushtim çdo ditë.
Lavdi Dëshmorëve! 🇦🇱
Gëzuar Pavarësinë! 🇽🇰./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz