back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeKurti: Parakalimi i FSK-së dhe Policisë, dëshmi e stabilitetit dhe unitetit të...

Kurti: Parakalimi i FSK-së dhe Policisë, dëshmi e stabilitetit dhe unitetit të shtetit

Të ngjajshme

Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar

Disa të mitur janë përfshirë në një sherr ku...

Mustafa: Ushtria e Kosovës, njëra ndër të arriturat e Kosovës

Njëri ndër komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka folur...

Familjari i Jakup Krasniqit: Nuk presim asnjë vendim tjetër pos atij lirues

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së e kanë përcjellur bashkarisht...

Para nisjes së parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Albin Kurti mbajti një fjalim të fuqishëm, ku theksoi se parada e sotme nuk është një demonstrim force, por një dëshmi e modernizimit, pjekurisë dhe aftësisë së shtetit për të mbrojtur veten dhe për të kontribuar në paqen rajonale dhe botërore.

Kurti gjithashtu ngriti shqetësime për drejtuesit e UÇK-së që po mbahen në Hagë, duke theksuar se Kosova beson në drejtësi, por nuk do të lejojë që historia të rishkruhet.

“Shënojmë 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ky është një shtet i lindur nga rezistenca paqësore, sakrifica popullore, lufta çlirimtare dhe ndërhyrja ndërkombëtare. Më 17 shkurt 2008, të zgjedhurit e popullit tonë në mënyrë demokratike e shpallën Kosovën shtet të pavarur. Shqiptarëve iu realizua një aspiratë shekullore, ndërsa Evropës iu shtua një shtet i ri me orientim drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s,” tha Kurti.

Ai theksoi se liria e Kosovës nuk filloi atë ditë, por ishte rezultat i përpjekjeve të pandërprera ndër breza, qëndresës së pamposhtur dhe luftës së drejtë të UÇK-së, e cila, së bashku me ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit, i dha fund shtypjes dhe hapi rrugën për shtetësinë e vendit.

“Kjo është dita kur përkulemi para dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për lirinë tonë. Ata janë themelet e Republikës. Nderojmë invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së dhe falënderojmë aleatët ndërkombëtarë që qëndruan në anën e së drejtës historike,” tha Kurti.

Ai gjithashtu u ndal tek padrejtësitë që po ndodhin ndaj disa drejtuesve të luftës çlirimtare, duke deklaruar: “Disa drejtues të UÇK-së vazhdojnë të mbahen në paraburgime të stërzgjatura në Hagë, në procese gjyqësore jo transparente dhe të pashembullta për praktikat ndërkombëtare. Ne besojmë në drejtësi, por nuk pranojmë që të rishkruhet historia. Lufta e UÇK-së ishte luftë e pastër, çlirimtare dhe antikoloniale, një luftë e drejtë e një populli të okupuar dhe të shtypur nën aparteid, dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të ndryshojë kurrë”. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz