back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeTahiri: Shumë breza lirinë e paguan me gjak

Tahiri: Shumë breza lirinë e paguan me gjak

Të ngjajshme

Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar

Disa të mitur janë përfshirë në një sherr ku...

Mustafa: Ushtria e Kosovës, njëra ndër të arriturat e Kosovës

Njëri ndër komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka folur...

Familjari i Jakup Krasniqit: Nuk presim asnjë vendim tjetër pos atij lirues

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së e kanë përcjellur bashkarisht...

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ka thënë se liria ka ardhur si rezultat i një sakrifice të madhe dhe një qëndese të madhe të gjeneratave të këtij kombi.

“Në këtë ditë të shenjtë, padyshim që përulemi me respekt për sakrificën e atyre që kurrë nuk u ndalën së besuari në liri. Është i gjatë vargu i patriotëve e patrioteve që ndër shekuj punuan që ndër shekuj luftuan edhe punuan për këtë tokë. Është i madh numri i atyre ndër breza që lirinë e paguan me gjak”, deklaroi Tahiri në fjalimin e tij.

Tahiri falënderoi aleatët në krye me ShBA-të që ndihmuan popullin e Kosovës ta bëjë realitet ëndrrën shekullore për liri dhe pavarësi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz