back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeSveçla: Pavarësia e Kosovës, dëshmi e vullnetit të pathyeshëm të popullit për...

Sveçla: Pavarësia e Kosovës, dëshmi e vullnetit të pathyeshëm të popullit për të jetuar i lirë dhe sovran

Të ngjajshme

Jashari: Shpresoj që Gjykata Speciale të mos marrë vendim politik, por lirues për katërshen e UÇK-së

Prekazi është qendra, ku shumë qytetarë e bashkëluftëtarë nderojnë...

Qeveria e Pakistanit uron 18-vjetorin e pavarësisë: Përparim e prosperitet të vazhdueshëm

Qeveria e Republikës Islamike e Pakistanit ka uruar Kosovën...

Turqia uron Kosovën: 18 vjet liri, bashkëpunim dhe miqësi e fortë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka uruar Kosovën për...

Skandali në NBA, e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

Në një event të madh si “NBA All Star”...

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka uruar 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Sveçla ka thënë se kjo datë e shënuar historike për Kosovën, është kurorëzim i sakrificës shekullore për liri dhe i qëndresës së palëkundur.

Ai ka shtuar se Pavarësia e Kosovës është dëshmi e vullnetit të pathyeshëm të popullit për të jetuar i lirë dhe sovran.

“Me respekt të veçantë përulemi para gjithë veprimtarëve e luftarëve në ndër dekada u angazhuan e luftuan per liri, e që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizimit më të lartë politiko ushtarak që nga Lidhja e Prizrenit. Pavarësia e Kosovës është dëshmi e vullnetit të pathyeshëm të popullit tonë për të jetuar i lirë dhe sovran. Ajo na obligon që me përgjegjësi dhe përkushtim, ta ndërtojmë dhe ta forcojmë shtetin tonë demokratik, të drejtë dhe të zhvilluar, duke mos harruar asnjëherë ata që na e mundësuan këtë liri”, ka shkruar Sveçla.

Të Fundit

Sport

ShowBiz