back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeBegaj uron 18 vjetorin e Pavarësisë: Kosova ishte vendi ku liria vritej,...

Begaj uron 18 vjetorin e Pavarësisë: Kosova ishte vendi ku liria vritej, e sot është vendi ku liria funksionon dhe frymëzon

Të ngjajshme

Skandali në NBA, e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

Në një event të madh si “NBA All Star”...

Momenti historik në vitin 2008 – Hashim Thaçi: Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik

Sot, Kosova shënoi 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17...

Industria gjermane shkurtoi 120 mijë vende pune

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka...

Në kuadër të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbajtur një fjalim emocionues gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, ku ka uruar popullin dhe shtetin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm.

Në fjalën e tij, presidenti Begaj theksoi se kjo është një ditë e madhe për Kosovën, që sot mbush 18 vjet të pavarësisë, duke e cilësuar atë si moshën e pjekurisë, ku ëndrrat e fëmijërisë kthehen në përgjegjësi për jetën e një shteti, raporton lajmi.net

Ai theksoi se ky përvjetor është dëshmi e një realiteti të pakthyeshëm – një shtet sovran dhe të pavarur.

“Kosova ka kaluar nga një vend ku liria vritej, në një vend ku liria funksionon dhe frymëzon,” tha Begaj, duke nënvizuar se, megjithëse Kosova është shtet i ri, ajo ka rrënjë të thella sakrificash, kontributesh dhe meritash që e kanë çuar deri këtu.

“Në emër të Republikës së Shqipërisë, iu uroj gëzuar Ditën e Pavarësisë. Sot është një ditë e madhe, sot Kosova mbush 18 vjeç. Kjo është mosha e pjekurisë, ku ëndrrat e fëmijërisë marrin formën e përgjegjësisë në jetën e një shteti. Ky përvjetor është dëshmi se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe një shtet sovran. Kosova ishte vendi ku liria vritej, e sot është vendi ku liria funksionon dhe frymëzon. Kosova është shtet i ri me vit, por me rrënjë të thella sakrificash, kontributesh dhe meritash. Ajo ecën me hapa të sigurt drejt të ardhmes, pa harruar kurrë themelet mbi të cilat u ndërtua. Nga mençuria dhe vizioni paqësor i dr. Ibrahim Rugovës, që i dha Kosovës miqtë, orientimin Euroatlantik dhe besimin në vlera. Nga Adem Demaçi, që me sakrificën e tij për liri e bashkim u shndërrua në ndërgjegje kombëtare, te pushka, trimëria dhe heroizimi i heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, dhe lufta e drejtë e UÇK-së që i dha Kosovës lirinë. Ky popull ka treguar se është qëndrestar dhe i pathyeshëm”, tha Begaj./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz