back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeHaxhiu përkujton dëshmorët dhe simbolin e rezistencës Jashari në seancën solemne të...

Haxhiu përkujton dëshmorët dhe simbolin e rezistencës Jashari në seancën solemne të Pavarësis

Të ngjajshme

Skandali në NBA, e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

Në një event të madh si “NBA All Star”...

Momenti historik në vitin 2008 – Hashim Thaçi: Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik

Sot, Kosova shënoi 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17...

Industria gjermane shkurtoi 120 mijë vende pune

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka...

Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, mbajti një fjalim solemn gjatë seancës për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku morën pjesë deputetë, ministra dhe figura të tjera institucionale.

Në fjalimin e saj, kryetarja Haxhiu theksoi sakrificën e popullit shqiptar dhe përpjekjet e vazhdueshme që mundësuan lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ajo tha se:

“Sot shënojmë 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, pavarësinë që u bë e mundur falë përpjekjeve dhe sakrificave të vazhdueshme të popullit shqiptar. Pavarësia u arrit përmes gjakut të shumë heronjve që ranë dëshmor ndër breza, që ne sot të jemi këtu ku jemi. Përkulje e përhershme ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit, para dëshmorëve, martirëve, atyre që përjetuan dhunë në forma të ndryshme dhe familjeve që ende mbajnë dhimbjen e luftës.”

Haxhiu gjithashtu vlerësoi heroizmin e familjes Jashari dhe udhëheqësve historikë të Kosovës:

“Në këtë ditë kujtojmë dhe ndihemi krenar për heroizmin e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë Jasharëve, që u bënë simbol i rezistencës sonë të fuqishme kundër okupimit. Kujtojmë dhe nderojmë urtësinë e presidentit Ibrahim Rugova, që orientoi Kosovën drejt mbështetjes ndërkombëtare, si dhe qëndresën e pathyeshme të Adem Demacit, udhërrëfyesit tonë që mbetet shembull i sakrificës së popullit tonë në rrugën për liri dhe dinjitet.”

Ajo përmendi edhe përpjekjet e aktivistëve dhe qytetarëve që kontribuuan për lirinë e vendit brenda dhe jashtë Kosovës:

“Këto tri linja të historisë tonë çlirimtare u ngritën mbi lavdinë e qëndresës shekullore ndaj okupimit. Veprimtarët dhe veprimtaret, studentët dhe studentet, punëtorët dhe punëtoret, brenda dhe jashtë vendit në diasporë, u angazhuan për një Kosovë të lirë dhe demokratike.”

Fjalimi i Haxhiut u shndërrua në një homazh solemn ndaj të gjithë atyre që kontribuan dhe sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke reflektuar mbi rrugën e gjatë të shtetndërtimit dhe rëndësinë e kujtesës historike për brezat e ardhshëm. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz