back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeArrestohen të dyshuar për narkotikë në Gjakovë, sekuestrohen drogë dhe para të...

Arrestohen të dyshuar për narkotikë në Gjakovë, sekuestrohen drogë dhe para të gatshme

Të ngjajshme

Industria gjermane shkurtoi 120 mijë vende pune

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka...

Endrit Thaçi publikon foto me Yll Limanin e Taulant Ballën

Me fillim nga ora 14:00, në Prishtinë do të...

Tahiri: Shumë breza lirinë e paguan me gjak

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, në...

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” si dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Sipas policisë, njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, te pasagjeri – i dyshuari mashkull kosovar – janë gjetur dhe konfiskuar 21.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 500 euro para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Ndërkohë, njësiti i Hetimit të Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë (HTNGJ), gjatë bastisjes në banesën e njërit prej të dyshuarve, ka gjetur dhe sekuestruar 4.3 gram marihuanë, katër vazo me kanabis si dhe qese për paketim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE&KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE 

Fsh. Moglicë ,Gjakovë 16.02.2026-21:50 – Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te pasagjeri –i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar; 21.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 500 euro para të gatshme dhe dy telefona. Ndërsa njësiti HTNGJ, gjatë bastisjes në banesën  pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe  sekuestruar; 4.3 gram marihuanë, 4 vazo me kanabis, dhe qese paketimi.  Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz