back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajme​Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm dhe institucione me integritet

​Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm dhe institucione me integritet

Të ngjajshme

Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleate, me përkushtim të plotë

Kryediplomatja shqiptare Elisa Spiropali ka uruar Kosovën në 18-vjetorin...

Sot qarkullim falas me autobusë në kryeqytet

Të gjithë qytetarët që ia mësyjnë sot kryeqytetit do...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas ngritjës së flamurit në oborrin e qeverisë me 17 shkurt, tha se pavarësia nderohet nëse punohet me institucione funksionale që funksionojnë me integritet dhe me profesionalizëm.

Pas ngritjes solemne të flamurit të shtetit të Kosovës, ajo kujtoi me nderim të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për pavarësinë që sot e gëzojmë.

“Sot shënojmë 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mbase një republikë e re, por jo edhe aq e re për të kuptuar se liria kërkon angazhim të përditshëm. Sot, por edhe çdo ditë tjetër, kujtojmë me nderim dhe respekt të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për pavarësinë që ne sot e gëzojmë. Pra, dëshmorët e kombit dhe martirët. Por po ashtu nderojmë edhe figurat e larta që kontribuan në rrethana dhe periudha të ndryshme për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Pavarësinë e nderojmë nëse punojmë me institucione funksionale që funksionojnë me integritet dhe po ashtu me profesionalizëm”, tha Haxhiu.

Të Fundit

Sport

ShowBiz