back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaSportEileen Gu, atletja e katërt më e paguar në botë

Eileen Gu, atletja e katërt më e paguar në botë

Të ngjajshme

“Ik largohu”, Benita në gjendje të rënduar emocionale

Benita ka qarë me dënesë pas debatit me Klodin. Ishte...

Ulje e ndjeshme e temperaturave, ky është parashikimi i motit për nesër

Një ciklon i fuqishëm po afrohet në viset tona...

ATK verifikon aktivitetet dimërore

Ekipet operative të inspektorëve nga Administrata Tatimore e Kosovës...

Londrimi: Benita e Elijona po shtyhen se cila me hy e para mes një çifti

Londrimi ishte i drejtpërdrejtë me Benitën dhe Elijonën, të...

Rusia: Territori në qendër të bisedimeve të nesërme me Ukrainën

Rusia synon të negociojë me Ukrainën për çështjet territoriale...

Eileen Gu vazhdon të tërheqë vëmendjen jo vetëm për sukseset në disiplinat e skive akrobatike, por edhe për të ardhurat e saj mbresëlënëse jashtë pistës.

22-vjeçarja e lindur në San Francisko, aktualisht studente në Stanford University, është detyruar të shkëputet për disa javë nga studimet për të marrë pjesë në Milano-Cortina 2026.

Sipas revistës “Forbes”, vetëm gjatë vitit të kaluar Gu ka siguruar të ardhura prej 23.1 milionë dollarësh. Kjo e rendit atë si atletja e katërt më e paguar në botë, pas emrave si Naomi Osaka dhe Caitlin Clark.

Një pjesë e madhe e të ardhurave vjen nga kontratat me marka prestigjioze ndërkombëtare si Louis Vuitton, Gucci, Tiffany & Co., Victoria’s Secret dhe Red Bull.

Po ashtu, ajo përfiton shuma të konsiderueshme edhe nga Byroja e Sportit e Bashkisë së Pekinit, e cila vetëm vitin e kaluar ka paguar 6.6 milionë dollarë për Gu dhe një tjetër atlete.

Të Fundit

Sport

ShowBiz