back to top
Wednesday, February 18, 2026
BallinaLajmeOsmani për takimin me Ramën: Me koordinim të ngushtë dhe angazhim të...

Osmani për takimin me Ramën: Me koordinim të ngushtë dhe angazhim të përbashkët, na bashkon fryma vëllazërore

Të ngjajshme

Albulena Haxhiu priti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Në Ditën e Pavarësisë, në ambientet e Kuvendit të...

Reali i “hakmerret” Benficës, goli i Viniciusit vendos ndeshjen

Real Madridi ka arritur t’i hakmerret Benficës në Ligën...

Shtëpia e ndarë në dy fronte me debate, Miri i kthehet kundër Selin

Gjatë Prime-t të sotëm, ku u transmetua një klip...

Kurti: Ne mbijetuam me një zemër të madhe dhe të hapur

Në kuadër të aktiviteteve në shënim të 18-të vjetorit...

Presidentja Vjosa Osmani tha se “Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët”, pas takimit që pati sot më herët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Osmani tha se e priti Ramën në Prishtinë në “frymën vëllazërore”.

“Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në frymën vëllazërore, e cila na bashkon. Ky bashkëpunim është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Pas takimit me Osmanin dhe pasi bashkë morën pjesë në promovimin e një libri, Rama e takoi edhe Kurtin.

Ai u prit me ceremoni shtetërore me tepihun e kuq dhe një gardë nderi.

Nuk pati konferencë për media pas pas takimit me Osmanin, as pas takimit me Kurtin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz