BallinaShowBizHabit Selin me deklaratën: ‘Kisha vetëm 200 lekë dhe shita makinën para...

Habit Selin me deklaratën: ‘Kisha vetëm 200 lekë dhe shita makinën para festivalit’

Të ngjajshme

Policia jep detaje për futbollistin kosovar që vdiq në fushë

Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini,...

SHBA konfirmon rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin...

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë...

Guardiola i thotë shkurt Rodrit: Nëse nuk je i lumtur, largohu!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar spekulimet...

Banorja e Big Brother VIP Albania, Selini, ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi jetën personale dhe sfidat që ka përjetuar ndër vite, gjatë një bisede në oborr me Kristin.

Ajo foli hapur për mungesën e figurës së babait në jetën e saj, duke theksuar se kjo ka lënë gjurmë të thella emocionale. “Figura e tij më mungon. Nuk kam qenë kurrë viktimë e gjërave që kanë ndodhur. Edhe babait i kam thënë: kthehu, më mungon. Dua të vijë dita të bëhemi bashkë prej meje,” u shpreh Selini, duke lënë të kuptohet se dera e pajtimit ka qenë gjithmonë e hapur nga ana e saj.

Banorja e BBVA-së ndau gjithashtu një moment të vështirë financiar që përkoi me një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së saj artistike. Sipas saj, vetëm katër ditë para një festivali të rëndësishëm, familja e saj përjetoi një humbje të madhe, çka e detyroi të merrte një vendim të vështirë.

“Katër ditë para na ndodhi një humbje e madhe. M’u desh ta shes makinën time,” tregoi ajo.

Madje, Selini zbuloi se ditën e festivalit kishte vetëm 200 lekë në xhep, një situatë që e bën edhe më domethënës rrugëtimin e saj drejt suksesit.

Rrëfimi i saj ka prekur publikun, duke sjellë në vëmendje sakrificat dhe vështirësitë që shpesh fshihen pas skenës së famës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz