back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaShowBizLuana Vjollca po rikthehet në Top Channel?

Luana Vjollca po rikthehet në Top Channel?

Të ngjajshme

“Ik largohu”, Benita në gjendje të rënduar emocionale

Benita ka qarë me dënesë pas debatit me Klodin. Ishte...

Ulje e ndjeshme e temperaturave, ky është parashikimi i motit për nesër

Një ciklon i fuqishëm po afrohet në viset tona...

ATK verifikon aktivitetet dimërore

Ekipet operative të inspektorëve nga Administrata Tatimore e Kosovës...

Londrimi: Benita e Elijona po shtyhen se cila me hy e para mes një çifti

Londrimi ishte i drejtpërdrejtë me Benitën dhe Elijonën, të...

Rusia: Territori në qendër të bisedimeve të nesërme me Ukrainën

Rusia synon të negociojë me Ukrainën për çështjet territoriale...

A mos ndoshta po përgatitet një rikthim i Luana Vjollcës në Top Channel? Deri tani, nuk ka një njoftim zyrtar, por disa detaje, të vendosura njëra pas tjetrës, krijojnë një tablo interesante.

Së fundmi, Luana Vjollca promovoi brandin e saj të veshjeve në “Big Brother VIP Albania”. Gjatë prime-it, Ledion Liço u shpreh: “Përshëndesim Luana Vjollcën nga studio e Big Brother dhe i themi që e duam shumë.”

Luana e ripostoi momentin dhe shkroi: “Edhe unë ju dua shumë”, duke bërë tag Ledionin, Sarën dhe Lori Hoxhën. Një përshëndetje miqësore? Sigurisht. Por edhe një sinjal se marrëdhëniet mes saj dhe Top Channel janë të mira.

“Sigurisht që do rikthehem në ekran”

Në shtator 2025, e pyetur në Instagram nëse do të rikthehej në ekran, Luana u përgjigj: “Sigurisht që do rikthehem në ekran sepse nuk di si të jetoj pa ju…” Ajo nuk dha asnjë plan konkret, por deklarata ishte e qartë: rikthimi do të ndodhë. Pyetja është: ku?

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel? Ja detajet e dyshimta

Një histori që nisi në Top

Luana u largua nga Top Channel në vitin 2021, pas 15 vitesh në atë ekran. Asokohe, ajo u shpreh se Top Channel do të mbetej gjithmonë “shtëpia ime, ku u rrita dhe u zhvillova për 15 vite”.

Pas largimit, Luana prezantoi “ZemërLuana” dhe “Love Island” në TV Klan, ndërsa së fundmi moderoi “Ferma VIP” në Vizion Plus. Megjithatë, këtë vit “Ferma VIP” thuhet se do të prezantohet nga Arbana Osmani, një tjetër detaj që, natyrshëm, nxit pikëpyetje për hapin e radhës të Luanës.

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel? Ja detajet e dyshimta

Promovimi i brandit në “Big Brother VIP”, përshëndetja publike nga Ledioni, ripostimi i Luanës me tone miqësore, deklarata e saj për rikthimin në ekran etj., të gjitha bashkë lënë hapësirë për interpretim.

Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e leximit “midis rreshtave”, si dhe disa thashethemeve që qarkullojnë brenda Top Channel. Anabel nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion nga burime të sigurta brenda televizionit.

Por nëse ka diçka që e dimë me siguri, është se rikthimet ndodhin pikërisht kur publiku fillon të dyshojë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz