back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaSportVedat Muriqi e shkruan historinë — 50 gola në La Liga me...

Vedat Muriqi e shkruan historinë — 50 gola në La Liga me Mallorcan

Të ngjajshme

Është nata e Koopmeiners, holandezi shënon supergol dhe i jep epërsinë Juventusit ndaj Galatasarayt (VIDEO)

Juventusi e ka përmbysur rezultatin ndaj Galatasarayt. Ishte përsëri mesfushori...

Romanca filmike të nënvlerësuara

Pas një përzgjedhjeje nga kritikët për histori dashurie në...

Aksident në Sekiraqë të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte, në fshatin Sekiraqë...

Vedat Muriqi e ka arritur një tjetër moment vendimtar dhe historik në karrierën e tij.

Ylli kosovar arriti mbrëmë në kuotën e 50 golave të shënuar në La Liga me fanellën e Mallorcas, duke u bërë njëri prej golashënuesve më të rëndësishëm në historinë e klubit, shkruan “Gazeta Express”.

31-vjeçari realizoi me kokë në humbjen 1:2 nga Real Betisi, një gol i pamjaftueshëm për ekipin, por i veçantë për të pasi e arriti numrin jubilar në njërën prej ligave më të forta të futbollit evropian.

Që kur iu bashkua Mallorcas në vitin 2022, Muriqi është bërë figura kryesore e sulmit për ishullorët.

Statistikat zyrtare tregojnë se prizrenasi i ka luajtur më shumë se 130 ndeshje në La Liga me Mallorcan dhe i ka shënuar 50 gola në total, duke e krijuar një mesatare të qëndrueshme goli për ndeshje gjatë viteve.

Me këtë total, sulmuesi kosovar është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas në La Liga, pas legjendës Samuel Eto’o, i cili ka 54 gola me këtë ekip, një rekord që Muriqi synon ta thyejë.

Ndër të tjera, ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios ka kaluar emra të mëdhenj si Juan Arango, duke u ngjitur lart në listën historike të golashënuesve të klubit.

Në sezonin aktual, Muriqi i ka shënuar 16 gola në La Liga, duke vendosur edhe rekorde personale dhe duke qenë një nga lojtarët më produktivë të kampionatit, me ç’rast gjendet vetëm prapa Kylian Mbappes në listën e realizatorëve më të mirë në Spanjë.

Muriqi njëherësh e theu edhe një rekord personal pasi më parë i kishte shënuar 15 gola maksimum brenda një sezoni në La Liga.

Ai është një sulmues i fuqishëm fizikisht, i njohur për golat me kokë dhe për prezencën e tij në zonën e rreptësisë.

Ardhja e Muriqit në këtë shifër u përmend edhe nga faqet zyrtare të La Ligës dhe të Mallorcas, të cilët e kanë përshkruar këtë arritje si një moment historik për klubin dhe lojtarin.

Vedat Muriqi nuk është vetëm njëri nga golashënuesit më të mirë aktualë të La Ligës — ai po futet me shpejtësi në historinë e Mallorcas.

Me 50 gola të shënuar, sulmuesi shtatlartë ka dëshmuar se është njëri nga lojtarët kyç të klubit dhe një ikonë e golit në futbollin spanjoll. /Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz