Artistja e muzikës, Vesa Luma ka reaguar pas raportimeve se kënga “Valle Kosovare”, interpretuar nga Shpat Kasapi është vjedhur nga këngëtari bullgar.
Tërthorazi, përmes këtij reagimi, Vesa ka kritikuar edhe reperen, Taynen, shkruan IndeksOnline.
“Prandaj kolege e kolegë është tepër e rëndësishme e drejta autoriale (se cka skeni thënë kur i kam mbrojtë “me dhëmbë”, krijimet e mia) … sepse një ditë kur nuk jemi më, përfitojnë tjerët nga mundi e djersa jote me vend se të përfitojnë fëmijët ose famila! Ose kur plakemi me ju ble ndonjë artist i momentit me 250 euro”, ka shkruar Luma në reagimin e saj.

Kujtojmë se këngëetarja Alida Hisku foli për rikthimin e zërit të saj në këngën “Thana” të Tayna-s, e cila fillon me refrenin e këngës së saj “Vajzat e fshatit tim”.
Këngëtarja tregoi se pas diskutimeve, Tayna e kontaktoi për bashkëpunim, duke i propozuar përdorimin e zërit të saj.
Muaj pas lansimit të kësaj këngë, Alida zbuloi se menaxhmenti i Taynes i kishte dhënë një pagesë simbolike prej 250 eurosh.