Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully ka dërrmuar me fakte akuzat e Zyrës së Prokurorisë Speciale sa i përket fuqisë së Minstrisë së Rendit Publik pas luftës.
Tully tha se ZPS-ja nuk është përpjekur fare që të ketë prova që ministria që drejtonte Selimi kishte mundësi të ushtronte kontroll opertaiv mbi një forcë policie mbi tërë vendin, transmeton lajmi.net.
“ZPS-ja asnjëherë nuk e ka quar përtej këtë pretendim, përveç se e ka ngritur në fjalë, nuk e ka mbështetur në asgjë. Nuk ka asnjë referencë për një komision të tillë në organogramat që sipas ZPS-së janë të mbështetshme dhe të bazuara. ZPS-ja nuk është përpjekur fare që të ketë provë që ministria e Rendit Publik e drejtuar nga z.Selimi ishte një strukturë që kishte mundësi të ushtronte kontroll operativ mbi një forcë policie mbarë vendit. Ky argument nuk qëndron dhe është i pambështetshëm.”, u shpreh ai.
Tully pastaj foli për një letër që Prokuroria pretendon se ishte një raport operativ, por që nuk ka asnjë provë, vetëm një “slide” të publikuar të martën.
“Keni parasysh se sa i madhe është roli që ZPS-ja pretendon se paska pasur z.Selimi, ‘shef operativ i policisë së një shteti në Kosovë pas verës së 99-tës’, këtu prisnim të shihnim raporte nga kjo zyrë, por ne kemi parë tërësinë e provave të supozuara të ZPS-së në një slide të vetëm të martën. Dokumenti P0159 është përshkruar nga Prokurori në vetvete si një ankesë, ky nuk është raport. Kaq është. Një letër e një komandanti rajonal që ia thotë Shtabit të Përgjithshëm për rendin publik të vendosur në dijeni dhe thjeshtë ka thënë se ‘dua të kuptojmë më mirë se si duhet trajtuar një ushtri’. As nuk përmenden ndalime, as keqtrajtime, as ndonjëra prej akuzave që janë në aktakuzë. Nuk ka asnjë provë që z.Selimi të ketë pasur dijeni për ngjarjet që po ndodhnin në Karadak, e jo më në vendet e tjera, e jo më të thoni se ai ka bërë apo ka udhëzuar ai. Dokumenti nuk ka ndonjë referencë për ndonjë urdhër të mëparshëm apo raport që të jetë shkëmbyer mes këtyre personave. Ky dokument, të aludojmë me imagjinatën sa të dëshirojmë, nuk mund të jetë një raport operativ. Asnjë fjalë në dokument nuk tregon se mund të ketë pasur marrëdhënie të mëparshme raportimi. ZPS-ja nuk e ka vërtetuar se kjo letër të jetë dërguar apo të jetë marrë nga z.Selimi në 99-tën, pavarësisht se ku është gjetur kjo letër 20 vite më pas.”, tha ai./lajmi.net/