BallinaLajmeAksident mes katër automjeteve në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Aksident mes katër automjeteve në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Të ngjajshme

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në Prishtinë.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për lajmi.net: “Sot rreth orës 09:00 në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz