back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeAvokati: Selimi nuk organizoi as nuk mbikëqyri forcë policie, Prokuroria thjesht...

Avokati: Selimi nuk organizoi as nuk mbikëqyri forcë policie, Prokuroria thjesht flet për uniformat lara lara apo se kush vishej me të zeza

Të ngjajshme

Zbulohet data dhe vendi i finales së Kupës së Kosovës në basketboll

Kupa e Kosovës në basketboll ka arritur në fazën...

Blendi Fevziu del me një sqarim për sherrin që i ndodhi në studio mes Buzhalës e Rexhajt

Autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka dalë me...

Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një moment definues

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në...

Ka filluar dita e pestë e deklaratave përmbyllëse të palëve mbrojtëse në Speciale.

Fjalën sot e ka mbrojtja e Rexhep Selimit, që prezantohet nga avokati mbrojtës, Eric Tully.

Në fillim të deklarimit, avokati Tully paralajmëroi se do ti trajtojë tri tema në emër të klientit të tij e që janë: Pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për rolin e Selimit si ministër i Rendit Publik, pretendimet për disa shkrime dore që pretendohet të jenë bërë prej Selimit, dhe më pas për disa përjashtime që mbulon ZPS-ja në dosjen e saj.

Si fillim ai përmendi edhe ministrinë e rendit publik.

Avokati deklaroi se nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së, ose ministrisë së Rendit Publik, që është mbikëqyrur nga zoti Selimi, siç pretendon ZPS-ja.

“ZPS s’ka arritur që të argumentojë provat e veta. Dua të trajtojë një çështje paraprake për të qen të qartë, terme policia e UÇK-së është një tezë e ZPS-së e hartuar si një kosh ku mund të hidheshin prova jogojore për të dhënë pikëqëndrime të gabuara se ekzistonte ajo dhe drejtohej nga Rexhep Selimi si ministër i Rendit Publik.Sikurse kemi thënë në dosjen tonë pas qershorit UÇK-ja dhe policia ushtarake  ka qenë nën komandë dhe nën strukturat e përgjegjësinë e komandantëve të zonave dhe jo të Selimit. Nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së që është organizuar apo mbikëqyrur nga Selimi sikurse pretendon ZPS-ja.Mungesa e dokumenteve operative që mbështesin pretendimet e ZPS-së sa i përket kontrollit të ministrisë mbi policën ushtarake është domethënës në lidhje me këtë.Disa dokumente nga prokuroria nuk tregojnë se Selimi ka ushtruar ndonjë kontroll mbi ndonjë forcë policie. ZPS-ja pretendonte se paralelisht me emërimin e Selimit më 1999 ishte krijuar edhe një polici e ministrisë së rendit publik dhe s’është e vërtetë”,deklaroi avokati,  transmeton lajmi.net.

Ai tha gjithashtu se citimi nga ana e Prokurorisë Speciale nuk është i saktë sepse s’kishte asnjë forcë policie të krijuar më 1999 dhe s’ka asnjë provë konfirmuese që mbështesin një pretendim të tillë dhe ky pretendim rrëzohet nga vetë përmbajtja e dëshmive.

“Në dosjen tonë përfundimtare ne kemi parashtruar se Selimi në këtë takim të gusht 1999 siç përmblidhet në provën 2525 është keqcituar. ZPS refuzon pretendimet në dosjen paraprake dhe i bie se ka braktisur këto pretendime. Në këtë dëshmi s’ka asnjë informacion të rëndësishëm që mbështesin prokurorinë. Pjesa tjetër e provave të pakta për lidhjen e Selimit me këtë polici janë vetëm disa fotografi ku Selimi është veshur me një uniform të zezë.Prokuroria na tha se të paktën në qershor 1999 Selimi e kishte ndryshuar uniformën lara lara në të zezë duke spekuluar se kishte ndryshuar detyrat dhe përgjegjësitë që kishte.Në asnjë pikë në gjykimin e vetë nuk e ka vërtetuar që një person që vesh një uniformë të zezë kjo është shpjegues se është i policisë ushtarake, apo për një ushtri si UÇK-ja që nuk kishte rregulla strikte sa i përket veshjes së uniformave.Shikoni fotografinë sidomos numrin 4 që është Ekrem Rexha (Drini), një person që nuk pretendohet as nga ZPS as nga ne që ka pasur ndonjë rol në ushtrinë ushtarake, por pavarësisht kësaj është veshur me të zeza”,deklaroi ai.

Avokati deklaro se sipas ZPS-së kishte një domethënie më të thellë të përzgjedhjes së veshjes së uniformës nga Drini në atë ditë.

“Pretendimi i ZPS-së është i pambështetur dhe i rremë dhe do t’i rekomandojmë trupin gjykues që ti shikojnë paragrafët dhe provën 0525, kur ti jap peshë këtij aspekti të caktuar”,shtoi ai./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz