back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeHoxhaj për Haradinajn që po largohet nga lidershipi i AAK-së: Guximtar në...

Hoxhaj për Haradinajn që po largohet nga lidershipi i AAK-së: Guximtar në paqe, ashtu siç ishte trim në luftë

Të ngjajshme

Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një moment definues

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në...

Autokrati i mirë, si burgu pa mure

Shkruan: Ben Andoni Nuk është se Rama po i...

Avokati i Selimit: ZPS-ja nuk ka arritur t’i vërtetojë pretendimet e veta

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po jepen deklaratat...

Komisioni për Integrime Evropiane mblidhet sot, në shqyrtim marrëveshja me BE-në

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendi i Kosovës do...

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar lartë Ramush Haradinajn që dje lajmëroi se nuk do të kandidoj më për kryetar të AAK-së.

Hoxhaj tha se akti i Haradinajt është shprehje e vetëdijes së lartë të një politikani, transmeton lajmi.net.

“…guximtar në paqe, ashtu siç ishte trim në luftë.”, shtoi ndër të tjera Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Ramush Haradinajit i shpreh respekt për bashkëpunimin institucional dhe për vendimet që kemi marrë së bashku në shërbim të shtetit, në kohë jo të lehta për Kosovën. Kontributi i tij dhe i familjes së tij në luftën çlirimtare dhe në konsolidimin e shtetësisë sonë është pjesë e pandashme e rrugëtimit të Republikës. Kosova është ndërtuar mbi sakrificë, përgjegjësi dhe vizion shtetformues, vlera që duhet t’i ruajmë dhe forcojmë çdo ditë. Akti i dorëheqjes së z. Haradinaj është shprehje e vetëdijes së lartë të një politikani, i cili dëshiron të hapë rrugë, duke dëshmuar se është guximtar në paqe, ashtu siç ishte trim në luftë. Ky është një shembull që do të na shërbejë si mësim për të ardhmen demokratike të Kosovës./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz