back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeDW: Politika shkatërruese e Trumpit dhe përgjigjja e BE-së në Konferencën e...

DW: Politika shkatërruese e Trumpit dhe përgjigjja e BE-së në Konferencën e sivjetme të Munich

Të ngjajshme

Autokrati i mirë, si burgu pa mure

Shkruan: Ben Andoni Nuk është se Rama po i...

Avokati i Selimit: ZPS-ja nuk ka arritur t’i vërtetojë pretendimet e veta

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po jepen deklaratat...

Komisioni për Integrime Evropiane mblidhet sot, në shqyrtim marrëveshja me BE-në

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendi i Kosovës do...

Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar...

Rendi botëror duket se është duke u shpërbërë, por çfarë do të vijë më pas? Konferenca e Sigurisë së Mynihut sivjet kërkon përgjigje.

Atmosfera e përgjithshme ndër udhëheqësit europianë në prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC 2026) mund të përshkruhet më shumë deziluzionuese sesa shpresëdhënëse. Pak më shumë se një vit pasi Donald Trump nisi mandatin e tij të dytë si President i SHBA-së, marrëdhëniet transatlantike konsiderohen si të tronditura. Politika e jashtme çorientuese e Trump-it po hedh hije mbi takimin e nivelit të lartë (13. 02. – 15.02. 2026) të njohur ndërkombëtarisht si Konferenca e Sigurisë në Mynih.

Cenimi i tiparit kryesor të politikës aktuale

Konferenca prej dekadash e cilëson veten si transatlantike. Por ndërkohë në fakt mbizotëron një “krizë e paparë ndonjëherë besimi”, u shpreh kryetari i konferencës Wolfgang Ischinger. “Munich Security Report”, raporti që publikohet krahas Konferencës së Sigurisë sivjet mban titullin shumë domethënës “Në shkatërrim”.

Donald Trump në raport klasifikohet në kategorinë e “demolition men”, pra një kreu shteti që me politikën e tij të “gjyles që shemb” po shkatërron rregullat në fuqi dhe institucionet e respektuara. Vërejtja e Trumpit, se atij nuk i duhet e drejta ndërkombëtare, është vetëm një ndër shumë dëshmi për këtë.

Ndonëse nën një shenjë të vështirë si kurrë më parë Konferenca e Sigurisë, e themeluar para më shumë se 60 vjetësh, vazhdon të shërbejë si një forum për shkëmbime dhe dialog. Ndër rreth njëmijë pjesëmarrësit mbi 200 janë përfaqëuses qeverish nga 120 shtete.

Në hotelin prestigjoz me traditë “Bayerischer Hof”, ku zhvillohet konferenca, do të priten presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, presidenti francez Emmanuel Macron, ministri i Jashtëm kinez Vang Yi dhe Mette Frederiksen, kryeminstrja daneze, e cila së fundi me kurajo i tha stop Donald Trumpit, kur ky ngriti pretendimet për pronësinë ndaj Groenlandës, që i përket Danimarkës.

Qeveria e SHBA-së dërgon ministrin e Jashtëm Marco Rubio

Pavarësisht tensioneve në raportet transatlantike edhe sivjet nga SHBA-ja vjen një delegacion i madh, ndonëse administrata Trump përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Marco Rubio. Drejtuesi i konferencës Ischinger thotë, se pret që Rubio të flasë për “politikën e jashtme amerikane dhe jo për temat, që nuk kanë të bëjnë direkt me dikasterin e tij.” Thënë kjo nisur nga fjalimi i zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance vitin e kaluar që irritoi publikun në konferencë.Vance, i cili sivjet nuk bën pjesë në listën e pjesëmarrësve, në fjalimin e tij kritikoi gjoja mungesën e lirisë së shprehjes në Europë.

Por delegacioni nga SHBA-ja nuk përbëhet vetëm nga mbështetësit e Trumpit. Ndër pjesëmarrësit janë edhe kundërshtarët të presidentit të SHBA-së, si Gavin Newsom, guvernatori i Kalifornisë. Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ai bëri të qartë, se në të ardhmen pret “më shumë shtyllë kurrizore” dhe qendrueshmëri nga europianët – sepse po gjunjëzohen shpejt përpara Trumpit.

Europa përpara një epoke të re të vetafirmimit?

Me këtë fjalim Newsom preku thelbin e njërës prej temave që do të luajnë një rol të rëndësishëm sivjet në konferencë: Si duhet të riorientohet Europa në situatën e ndryshuar botërore? Çfarë roli mund të luajë Gjermania në këtë drejtim? Lidhur me këtë do të flasë Friedrich Merz, i cili të premten (13.02.2026) do të hapë konferencën, për herë të parë në pozitën e kancelarit.

Në një deklaratë qeveritare në Bundestag, Merz së fundi u bëri thirrje europianëve, “të mësojnë vet ta flasin gjuhën e politikës së pushtetit.” Këtu bëjnë pjesë investime masive në aftësitë mbrojtëse europiane si dhe ndërtimi i partneriteteve të reja.

Kudo në botë ka “demokraci në ekspansion me tregje të hapura në rritje, që kërkojnë pikërisht atë që ne mund të ofrojmë”, theksoi Merz në Bundestag. Duke iu referuar SHBA-së, ai shtoi: “Si demokraci ne jemi partnerë dhe aleatë, dhe jo të nënshtruar.” Në Mynih kancelari mund t’i shpjegojë edhe më në detaje këto mendime – duke vendosur theksin për një debat, në të cilin kriza aktuale konsiderohet edhe si një katalizator për ndryshime strategjike.

Përfaqësuesit e regjimit të Iranit të padëshiruar

Ftesat për në Konferencën e Sigurisë në Mynih janë mjaft të preferuara, por ato jepen të menduara mirë. Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet nuk janë të mirëseardhur në Mynih përfaqësuesit e qeverisë së Iranit. Arsyeja: Dhuna masive, me të cilën udhëheqja në Teheran i mposhti demonstratat e fundit në vend. Në konferencë do t’u jepet fjala përfaqësuesve të opozitës iraniane dhe të shoqërisë civile.

Edhe pse lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të jetë një temë qendrore në konferencë, përfaqësues të qeverisë ruse nuk do të jenë të pranishëm. Në vitin 2022, pak para fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës, delegacioni rus  anuloi pjesëmarrjen në mënyrë kolektive, kujton drejtuesi i konferencës Ischinger. Qysh atëherë, thotë ai, nuk kam dëgjuar më “asnjë zë” nga Moska për një pjesëmarrje të mundshme.

Duke iu referuar bisedimeve për mundësinë e fundit të luftës, Ischinger thekson, se Rusia ndonëse bën sikur është e gatshme për bisedime, vazhdon njëkohësisht të sulmojë me terror popullsinë civile ukrainase. Çmimi  Ewald-von-Kleist i Konferencës së Sigurisë në Mynih për këtë arsye sivjet nuk i akordohet një personaliteti të vetëm, por “të gjithë popullit të guximshëm ukrainas”./DW/

Të Fundit

Sport

ShowBiz