back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeParlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale

Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale

Të ngjajshme

Çështja e presidentit, Rrahmani: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka folur rreth çështjet...

Punimet hekurudhore bllokojnë përkohësisht rrugën Fushë Kosovë – Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se qarkullimi në drejtim...

Ky është aplikacioni më i shkarkuar në Evropë në 2025

Për herë të parë, një aplikacion i inteligjencës artificiale...

Parlamenti i Portugalisë miratoi sot një projektligj, në leximin e tij të parë, i cili kërkon pëlqimin e qartë të prindërve që fëmijët e moshës 13 deri 16 vjeç të kenë akses në rrjetet sociale, duke u bërë një nga lëvizjet e para konkrete ligjore në Evropë për të vendosur kufizime të tilla, sipas Reuters.

Autorët e projektligjit nga Partia Socialdemokrate në pushtet (PSD) thonë se ky ligj është i nevojshëm për të mbrojtur fëmijët nga bullizmi në internet, përmbajtja e dëmshme dhe individët predatorë.

Një sistem publik i njohur si “Çelësi Digjital Mobil ” (DMK) do të përdoret nga prindërit për të dhënë pëlqimin, duke ndihmuar gjithashtu në zbatimin e ndalimit ekzistues për fëmijët nën moshën 13 vjeç për të aksesuar rrjetet sociale, platformat për shpërndarjen e videove dhe imazheve, ose faqet e basteve online.

Ofruesit e teknologjisë gjithashtu duhet të implementojnë një sistem verifikimi moshe të pajtueshëm me DMK.

Projektligji u miratua me 148 vota pro, 69 kundër dhe 13 abstenime, dhe mund të modifikohet para votimit përfundimtar.

Dhomë e Ulët e parlamentit francez muajin e kaluar miratoi një ligj për të ndaluar fëmijët nën 15 vjeç nga rrjetet sociale, për shkak të shqetësimeve në rritje për bullizmin online dhe rreziqet për shëndetin mendor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz