Daulina Osmani është riemëruar sot për një mandat tjetër si Zëvendësministre e Sportit në Qeverinë Kurti 3.
Në postimin e saj, Osmani tha se ndihet e nderuar për besimin e Kryeministrit Albin Kurti dhe theksoi se kjo detyrë është një përgjegjësi për të vazhduar punën drejt zhvillimit të sportit në vend, transmeton lajmi.net.
“Angazhimi im do të vazhdojë për sport të drejtë, për talentin dhe meritorët. Me përkushtim, integritet dhe shumë punë, vazhdojmë para”, shkroi Osmani.
Riemërimi i saj synon të sigurojë vazhdimësinë e projekteve dhe iniciativave në fushën e sportit, duke mbështetur zhvillimin e sportistëve dhe infrastrukturën sportive në Kosovë.
Postimi i plotë: