Kuvendi i Kosovës kishte caktuar seancën e sotme për orën 19:00, por mbi 20 minuta pas orarit të planifikuar, në sallë ishin të pranishëm vetëm pak deputetë.
Kjo situatë tregon se vonesat në nisjen e seancave mund të vazhdojnë edhe gjatë legjislaturës së re, transmeton lajmi.net.
Gjatë kësaj seance, pritet që deputetët të shqyrtojnë dhe të miratojnë disa marrëveshje të rëndësishme, që kanë ndikim në agjendën e punës së Kuvendit./lajmi.net/