back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaJetëKurioziteteUshtarët sovjetikë “u shndërruan në gur” nga alienët e zemëruar pas rrëzimit...

Ushtarët sovjetikë “u shndërruan në gur” nga alienët e zemëruar pas rrëzimit të një UFO-je

Të ngjajshme

Kuvendi i Kosovës miraton zgjatjen buxhetore për mars 2026

Me 99 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar...

IKSHPK: Nënlloji H3N2 i Gripit A dominon në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka...

Nuk ka më blerje: FIFA godet Athletic Bilbaon për shkelje të rregullave

FIFA ka konfirmuar zyrtarisht një vendim historik kundër Athletic...

Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars

Në seancën e sotme, me 99 vota për Kuvendi...

Fillon seanca me 50 minuta vonesë!

Ka filluar seanca e parë e legjislaturës së 10-të. Seanca...

Një nga rastet më të çuditshme të përplasjes me UFO-t vjen nga ish-Bashkimi Sovjetik, ku thuhet se dhjetëra ushtarë u shndërruan në gur nga qenie jashtëtokësore.

Sipas një raporti nga viti 1993, trupat sovjetike qëlluan me një raketë tokë-ajër mbi një anije kozmike që fluturonte mbi Siberi. Pesë qenie thuhet se dolën nga rrënojat dhe u bashkuan në një top të ndritshëm që lëshonte një rreze drite, duke shndërruar menjëherë 23 ushtarë në gur, ndërsa vetëm disa mbijetuan për të rrëfyer ngjarjen.

Ky tregim i çuditshëm u botua në një gazetë ukrainase dhe përmendet edhe në një dosje të deklasifikuar të CIA-s, e cila sugjeronte se, nëse ishte e vërtetë, kjo do të tregonte ekzistencën e teknologjisë jashtëtokësore jashtëzakonisht të avancuar, që përbënte kërcënim serioz kur provokohej.

Edhe pse atëherë zyrtarët e BRSS-së e hodhën poshtë publikisht, duke thënë se raportet për UFO dhe përplasjet me alienë ishin trillime perëndimore, dokumentet e reja tregojnë se sovjetikët i kishin regjistruar dhe analizuar në heshtje fenomenet ajrore të pazakonta. Gjatë viteve ’70 dhe ’80, institucionet regjistronin rregullisht ato që i quanin “Fenomena Atmosferike Abnormale”.

Një nga regjistrimet më të veçanta është datuar 13 shkurt 1989 dhe përshkruan një objekt të madh ajror mbi Nalchik, në jug të Rusisë. Dëshmitarët e përshkruan atë si një formë “meduzeje” që qëndroi në qiell për më shumë se një orë para se të zhdukej.

Megjithëse jo pjesë e dosjeve zyrtare, rasti më i famshëm përfshinte një anije në formë pjate që fluturonte shumë ulët mbi një njësitë ushtarake sovjetike gjatë stërvitjeve në Siberi. Pas rrëzimit të anijes me raketë, pesë figura dolën nga rrënojat dhe u bashkuan në një “objekt sferik” që filloi të buzz-onte dhe të fishkëllente ashpër, rriti madhësinë dhe shpërtheu, duke lëshuar një shkëndijë drite që shndërroi 23 ushtarë në kolonë guri menjëherë. Dy të mbijetuarit thuhet se shpëtuan sepse ishin më pak të ekspozuar.

Thuhet se mbetjet e UFO-së dhe trupat e shndërruar u transferuan në një institucion sekret shkencor pranë Moskës, ku u përcaktua se ushtarët ishin shndërruar në një substancë identike me gëlqeror.

Edhe pse CIA e vuri re raportin ukrainas, që bazohej në rrjedhje nga KGB-ja, dosja është thjesht një ribotim i artikullit të vitit 1993 dhe nuk bën pjesë në një hetim që vërteton përmbajtjen e tij. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz