back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportFranco Foda rikthehet përballë Austrisë si trajner i Kosovës

Franco Foda rikthehet përballë Austrisë si trajner i Kosovës

Të ngjajshme

Kuvendi miraton rezolutën në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën mbrojtjen e krerëve...

Betohen deputetët e rinj që zëvendësuan ata që zunë poste ministrore

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është paraprirë...

Vjosa Osmani pret në Presidencë Shkurte Fejzën

Këngëtarja Shkurte Fejza Behluli ka zhvilluar një takim, siç...

Formacionet zyrtare: Atlético Madrid – Barcelona, gjysmëfinalja e Copa del Rey

Janë publikuar formacionet zyrtare për gjysmëfinalen e Copa del...

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, do të përballet me Austrinë, përfaqësuesen që ai e ka drejtuar më parë me shumë sukses. Trajneri gjerman drejtoi Austrinë nga viti 2017 deri në 2022, duke e kualifikuar edhe në Kampionatin Evropian 2020, i cili u zhvillua në 11 shtete të ndryshme.

Që nga viti 2024, Foda është selektor i Kosovës dhe ka arritur rezultate të rëndësishme, duke e udhëhequr Kombëtaren drejt promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe në plejofin e Botërorit 2026.

Kosova do të luajë gjysmëfinalen ndaj Sllovakisë më 26 mars në Bratislavë, duke synuar pjesëmarrjen në turneun e madh që zhvillohet këtë verë në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Kjo përballje pritet të jetë emocionuese dhe një test i vërtetë për Fodën, që rikthehet përballë ish-ekipit të tij. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz