Në ora 18:00 nis shorti për shortin e edicionin e Ligës së Kombeve për sezonin 2026/27.
Në Bruksel do të bëhet ndarja e katër ligave, të cilat do të garojnë për kualifikim për Kampionatin Evropian, shkruan IndeksOnline.
Tërheqjen e shortit mund ta shikoni live, në linkun e mëposhtëm.
https://www.uefa.com/uefanationsleague/draws/2027/2002276/
Kosova gjendet në Ligën B, për herë të parë në histori, ndërsa, Shqipëria ka rënë në Ligën C.
Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës do jenë: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli (vazo 1) – Zvicra, Austria dhe Ukraina (vazo 2) – Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës dhe Rumania (vazo 3).
Kurse kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë, janë: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria dhe Armenia (vazo 2) – Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro dhe Estonia (vazo 3) – Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta, Moldavia dhe San Marino (vazo 4).