Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka treguar që një prej pikave të rendit të ditës të seancës që do të mbahet sonte në orën 19:00, do të jetë miratimi i një Rezolute që bën thirrje për drejtësi, gjykim fer dhe të pamotivuar politikisht për krerët e UÇK-së në Hagë.
“Jashtëzakonisht i lumtur që sonte do të votohet një Rezolutë, e cila bën thirrje për një verdikt fer, të paanshëm dhe të pamotivuar politikisht për krerët e UÇK-së në Hagë!Drejtësi, jo Politikë!”, ka shkruar Behrami.
Votimi i kësaj Rezolute vjen në kohën kur në Hagë po mbahen seancat për deklarimet përmbyllëse të palëve.