back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeZyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Nis shorti i Ligës së Kombeve, linku për ta ndjekur live

Në ora 18:00 nis shorti për shortin e edicionin...

Aksident në Poterq të Klinës, pesë të lënduar

Një aksident mes një kamioni dhe një veture ka...

Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, lëndohet pesë persona

Si pasojë e një aksidenti midis një kamioni dhe...

Mbrojtja e Selimit kundërshton se komunikatat e UÇK ishin udhëzime për kryerjen e krimeve

Avokati Geoffrey Roberts kundërshtoi pretendimet e ZPS-së se komunikatat...

Sekretari parlamentar i Shtetit i Ministrisë Federale Gjermane të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Frank Schwabe, është duke zhvilluar vizitë në Kosovë

Ambasada gjermane në Kosovë, ka deklaruar se kjo vizitë vjen në një moment veçanërisht historik.

“Vizita e tij përkon me konstituimin e parlamentit të ri dhe formimin e qeverisë – ngjarje që ai ishte në gjendje të dëshmonte nga dora e parë duke marrë pjesë në të dy seancat e kuvendit. Ai ka qenë edhe ndër të parët që ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e qeverisë së re”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjatë qëndrimit të tij, Schwabe është takuar me ministren e sapoemëruar të Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe Glauk Konjufcën, pak orë para emërimit të tij si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Sipas njoftimit, takimet u fokusuan në vlerësimin e gjendjes së marrëdhënieve dypalëshe dhe identifikimin e fushave të reja për bashkëpunim./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz