BallinaLajmeHargreaves uron Kurtin, thotë se Mbretëria e Bashkuar pret angazhim nga Kosova...

Hargreaves uron Kurtin, thotë se Mbretëria e Bashkuar pret angazhim nga Kosova në dialogun e BE-së

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritar për marrjen e detyrës.

Ai tha se pret bashkëpunim me ta, ndërsa shtoi se vendi i tij është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në reforma e forcim të institucioneve demokratike.

“Unë i shpreh urimet e mia më të përzemërta Qeverisë së re të Kosovës. Pres me kënaqësi të bashkëpunoj ngushtë me Kryeministrin Albin Kurti dhe ekipin e tij të ri të ministrave në muajt në vijim. Një Kuvend dhe Qeveri funksionale janë thelbësore që Kosova të bëjë përparim në çështjet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët e saj. Mbretëria e Bashkuar qëndron e gatshme ta mbështesë Kosovën teksa ajo avancon me reformat, forcon institucionet demokratike dhe vepron në interes të të gjitha komuniteteve”.

Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar pret që Kosova të angazhohet në dialogun e BE-së dhe në stabilitetin rajonal.

“Ne gjithashtu presim me padurim angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si dhe nxitjen e stabilitetit, prosperitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Ky është një moment mundësie dhe Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i besueshëm ndërsa Kosova punon për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz