back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeNga Kuvendi në diplomaci – Ish-ministrja përgëzon Konjufcën për detyrën e re

Nga Kuvendi në diplomaci – Ish-ministrja përgëzon Konjufcën për detyrën e re

Të ngjajshme

Themelohen 16 komisionet parlamentare, legjislatura X bëhet funksionale

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar krijimin e...

Më 20 shkurt hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës së Kosovës

Garës për Kupën e Kosovës po i afrohet fazës...

Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamentare

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se në Kuvendin...

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka uruar Glauk Konjufcën për emërimin e tij si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka vlerësuar lart angazhimin dhe lidershipin e Konjufcës gjatë ushtrimit të detyrës si Kryetar i Kuvendit në Qeverinë Kurti II, duke theksuar se ai ka treguar maturi të lartë politike, aftësi për bashkëpunim dhe një sens të fortë për unitet gjithëpërfshirës.

Sipas saj, Konjufca ka ditur të udhëheqë me vizion dhe vendosmëri, duke e bërë Kuvendin “institucionin më të fortë dhe më të përfaqësueshëm për qytetarët e Republikës”.

Në mesazhin e urimit, ish-kryediplomatja ka shprehur bindjen se në detyrën e re si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca do të kontribuojë në forcimin e diplomacisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, promovimin e interesave shtetërore dhe avancimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë.

Ajo ka theksuar se pret që angazhimi i tij të shërbejë për një të ardhme më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët e vendit. /Lajmi.net/

<

Të Fundit

Sport

ShowBiz