BallinaLajmeBerisha: PLE pjesë e Qeverisë së re, komuniteti egjiptian sërish me përfaqësim...

Berisha: PLE pjesë e Qeverisë së re, komuniteti egjiptian sërish me përfaqësim ministror

Të ngjajshme

Rektori Edmond Hajrizi dekorohet me Medaljen Presidenciale

Në ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave, Presidentja e...

Bernardo Silva e ka prioritet nënshkrimin me gjigantin spanjoll, pas largimit nga City

Bernardo Silva është lidhur prej vitesh me një kalim...

Marrëdhëniet familjare ndikojnë në rrezikun e demencës

Një jetë familjare e lumtur nuk është e rëndësishme...

A ka dikush që mundet me i fitu mbi 40% në Kosovë? – Hoxha: Besoj se po

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për mundësinë që një...

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka votuar për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, zgjedhjen e Kryetares dhe Kryesisë së Kuvendit, si dhe për Qeverinë e re të vendit.

Berisha ka theksuar se në përbërjen e ekzekutivit të ri është përfshirë edhe një ministër nga komuniteti egjiptian, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për përfaqësimin e komunitetit në nivel qeveritar.

“Ne ndihemi mirë që edhe në këtë mandat komuniteti egjiptian do të ketë përfaqësim në nivel qeveritar, pasi kjo ka qenë vazhdimisht kërkesë e jona”, ka shkruar ai, duke shtuar se pavarësisht faktit që ministri vjen nga një subjekt politik opozitar për PLE-në, përfaqësimi i komunitetit mbetet prioritet.

Berisha ka shprehur pritjen që ministri në fjalë të punojë për interesat e komunitetit egjiptian, komuniteteve të tjera dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se Partia Liberale Egjiptiane do të jetë pjesë e Qeverisë së re, duke inkorporuar programin e saj politik me atë qeveritar, me synimin për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe avancimin e të drejtave të komunitetit egjiptian. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz