back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeAmbasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

Të ngjajshme

Nga Kuvendi në diplomaci – Ish-ministrja përgëzon Konjufcën për detyrën e re

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka uruar...

Mblidhet Kryesia e re e Kuvendit, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare

Është mbledhur për herë të parë Kryesia e Kuvendit...

MKRS-ja publikon listën preliminare të kategorizimit të sportistëve

Ministria e e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar...

Berisha: PLE pjesë e Qeverisë së re, komuniteti egjiptian sërish me përfaqësim ministror

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka...

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Në një deklarim zyrtar, Ambasada pohon se mezi prej të punojë me qeverinë e re, për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, shkruan IndeksOnline.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Mbrëmë, me shumicë parlamentare, u votua pro kryesisë së re të Kuvendit dhe kabinetit qeveritar të Albin Kurtit.

Kjo i hapi rrugë zhbllokimit të ngërçit institucional, të krijuar si pasojë e mungesës së një qeverie dhe kryesie te Kuvendit, për pothuajse një vit./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz