back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeDixon në Hagë: SHIK-u nuk kishte aktivitet gjatë luftës, Veseli nuk ka...

Dixon në Hagë: SHIK-u nuk kishte aktivitet gjatë luftës, Veseli nuk ka kryer asnjë veprim kriminal

Të ngjajshme

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e...

Nasim Haradinaj shpërthen ndaj Speciales: Po kërcënojnë!

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot në Klan...

Dy gola të shpejtë në Mitrovicë në ndeshjen Trepça ’89 vs Malisheva

Skuadra e Malishevës ka shënuar dy gola në ndeshjen...

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka vazhduar me fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale, duke sfiduar sërish pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe duke mbrojtur ish-eprorin e UÇK-së.

Dixon theksoi se dëshmitë dhe dokumentet tregojnë se SHIK-u, shërbimi informativ civil, nuk ka pasur aktivitet të funksionalizuar gjatë luftës dhe se Veseli nuk ka pasur kontakte operative me shërbimet informative në atë periudhë:

“Z. Veseli ka treguar qartë se çfarë ka bërë SHIK-u, si ka bashkëpunuar me organet tjera, dhe nuk ka asnjë element kriminal. Trajnimi që Veseli ka marrë jashtë vendit është zbatuar pas luftës dhe nuk ka pasur kontakte operative gjatë luftës sepse thjesht nuk kishte si të kishte”.

Ai kritikoi përdorimin e dokumenteve nga prokuroria si prova kundër Veselit: “Përmendet një dokument nga vizita e Veselit në Hagë në 2019, por të përdorësh këtë për të thënë se Veseli ka drejtuar aparatin për identifikimin e bashkëpunëtorëve gjatë luftës është absurde. Nuk ka prova që SHIK-u ka qenë funksional që nga prilli 1999 dhe nuk ka asnjë provë se Veseli ka qenë në krye të saj atëherë”.

Dixon shtoi se periudha e bombardimeve dhe e largimit të qytetarëve bëri të pamundur organizimin e strukturave civile gjatë luftës: “Fokusi gjatë muajve të bombardimeve të NATO-s ishte mbijetesa dhe lëvizja e popullatës. Qeveria e përkohshme u bë aktive vetëm pas luftës dhe edhe atë në mënyrë shumë të kufizuar për shkak të UNMIK-ut. Aktiviteti i tyre gjatë luftës ishte minimal dhe kryesisht për shfaqje, jo për funksionime operative”.

Sipas mbrojtjes, kjo qasje vërteton se pretendimet e ZPS-së për aktivitet të SHIK-ut dhe përgjegjësi të Veselit gjatë luftës janë të pabazuara dhe të njëanshme. Dixon ka vazhduar të nxjerrë në pah mungesën e provave konkrete që lidhen me aktivitetin e Veselit gjatë konfliktit, duke forcuar pozicionin e mbrojtjes për pafajësinë e tij. /Lajmi.net/

 

dp
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz