back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportTer Stegen i lënduar, a do të kthehet Neuer në Kombëtaren gjermane?

Ter Stegen i lënduar, a do të kthehet Neuer në Kombëtaren gjermane?

Të ngjajshme

Lëndimi i ri i Marc-André ter Stegen ka ndezur sërish debatet rreth portierëve të Kombëtares së Gjermanisë dhe mundësisë së një rikthimi të Manuel Neuer pas lëndimit.

Por, portieri i Bayern Munichut e ka sqaruar çdo spekulim, përcjell “Gazeta Express”.

Pas ndeshjes së Kupës së Gjermanisë kundër Leipzig, 39-vjeçari Neuer u pyet nëse do të rikthehej në Kombëtare për Botërorin 2026.

Përgjigjja e tij ishte e qartë: “Jo” – duke konfirmuar se vendimi i tij për t’u tërhequr nga përfaqësuesja verën e vitit 2024 mbetet i fundit.

Ai nuk do të kthehet, edhe pse vazhdon të luajë në nivel të lartë me Bayernin.

Në të njëjtën kohë, Neuer i ka dhënë një mesazh mbështetjeje portierit që pritet ta zëvendësojë: Oliver Baumann (Hoffenheim).

“Tani ai është numri një dhe po bën punë shumë të mirë. I uroj çdo sukses,” tha Neuer, duke e treguar besimin e tij në gjermanin tjetër.

Edhe pse tifozë dhe ekspertë shpresonin ta shihnin sërish mes shtyllave të Gjermanisë, mesazhi i Neuer është i qartë dhe pa hapësirë për interpretime.

A do të ketë ndryshime pas sezonit – veçanërisht kur kontrata e tij skadon në verë – mbetet për t’u parë, por për tani ai e mban vendimin e tij të qëndrueshëm. /Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz