back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeGjykata merr vendim për nëntë personat e dyshuar për keqpërdorim të votave...

Gjykata merr vendim për nëntë personat e dyshuar për keqpërdorim të votave në Rahovec

Të ngjajshme

Angela Merkel mohon se do të kandidojë për Presidente Federale: Kjo është e pamundur

Angela Merkel është kategorike, duke hedhur poshtë skenarët e kandidaturës së...

Plenkoviq uron Kurtin, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Kryeministrin e...

Gjykata Themelore në Gjakovë, në seancën dëgjimore të mbajtur mbrëmë, ka nxjerrë vendim duke refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave nga komuna e Rahovecit, për shkak të dyshimit të bazuar se, veç e veç, kanë kryer veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, me autorizime të marra nga KQZ, në Qendrën Komunale të Numërimit në Rahovec, me veprime të kundërligjshme kanë ndërhyrë në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe ndaj tyre ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor.

Me këtë vendim, të pandehurit do të paraqiten në stacion policor për një periudhë prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data 11 shkurt 2026 deri më 11 mars 2026./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz