back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeShembull i një gënjeshtre që përhapi ZPS-ja në procesin në Hagë!

Shembull i një gënjeshtre që përhapi ZPS-ja në procesin në Hagë!

Të ngjajshme

Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it

Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon...

Arda Guler po përballet me sfida, ish-trajneri ka folur për situatën e tij

Arda Guler është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike...

“Nuk e duan në skuadër”, mentori i Arda Gulerit: Ka presion të madh…!

Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga Serhat Pekmezci, mentori...

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Gjatë dy ditëve të shkuara, më 9 dhe 10 shkurt 2026, prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë përsëritën gënjeshtrat e sajuara nga Shërbimi Sekret i Serbisë. Në mesin e këtyre gënjeshtrave, përmendet takimi që ka pasur Grupi Diplomatik i UÇK-së me Drejtorin e Departamentit të shtetit të SHBA-së për Evropën Juglindore, z. Laurence Rossin.

Sipas kësaj sajës, ndaj shqetësimeve që ka shprehur diplomati amerikan lidhur me arrestimin e zyrtarëve të LDK-së Jakup Kastrati dhe Cen Desku, gjoja unë i paskam thënë se “kemi të bëjmë me dy spiuj koloboracionist të regjimit represiv serb. Ata janë arrestuar për shkak se i kanë shkaktuar dëme kauzës sonë dhe tha se Shtabi i Përgjithshëm është autoriteti për të lejuar qasje ndaj tyre.”

Një pohim i tillë është gënjeshtër e kulluar.

Takimi i Grupi Diplomatik i UÇK-së me Drejtorin e Departamentit të shtetit të SHBA-së për Evropën Juglindore, z. Laurence Rossin. është mbajtur në selinë e misionit amerikan pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, më 3 dhjetor 1998.

PESË ditë para këtij takimi, më 28 nëntor 1998, UÇK-ja liroi Cen Deskun, Jakup Kastratin dhe dy gazetarë serbë.

Në konferencën me gazetarët që u organizua për këtë rast, shefi i Misionit të OSBE-së për Kosovën, William Walker deklaroi se ky veprim ishte i mirë për Kosovën dhe shpresonte se do të shënonte fillimin e lirimit të të gjithë të burgosurve politikë. Deklarata e William Walkerit dhe lajmi për lirimin e Cen Deskut,, Jakup Kastratit dhe të dy gazetarë serbë u transmetua nga agjencitë mediatike më të rëndësishme në botë dhe rrjedhimisht z. Laurence Rossin nuk ka mundur të kërkojë nga UÇK-ja që t’ua mundësoi  përfaqësuesve të Misionit të OSBE-së t’i vizitojnë të burgosurit që ishin liruar përpara pesë ditësh.

Është e turpshme kur sheh juristë të shkolluar në vendet demokratike të përdorin gënjeshtra për të mbështetur aktakuzën e sajuar mbi bazën e sajesave të Shërbimit Sekret të Serbisë.

Bardhyl Mahmuti

12 shkurt 2026

Të Fundit

Sport

ShowBiz