Mimoza Kusari-Lila, është emëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti si ministre e Tregtisë, Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Inovacionit në qeverinë “Kurti 3”.
Gjatë pesë viteve të fundit, Kusari-Lila, ka ushtruar detyrën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, shkruan lajmi.net.
Ajo sot përmes një videomesazhi ka thënë se po iu adresohet qytetarëve për herë të fundit nga zyra e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të kaluar tash si ministre e MINT-it.
“Pesë vitet e kaluara ishin përplot me sfida, suksese, angazhime dhe beteja të panumërta politike. Por, gjthmonë me interesin e qytetarëve të Republikës, para nesh dhe udhëzues për secilin veprim të mëtutjeshëm. Andaj, ju jam falënderues për mbështetjen, përkrahjen dhe mezi pres të takohemi bashkë në angazhimet e reja nga cilësia e re e konfirmuar dje. Ju përshëndes e ju uroj ditë të mbarë të gjithëve”, ka thënë Kusari-Lila. /Lajmi.net/
Video e plotë: