back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeKurti e “mashtroi” Avni Zogianin – para 3 muaje e prezantoi për...

Kurti e “mashtroi” Avni Zogianin – para 3 muaje e prezantoi për ministër, sot e la jashtë

Të ngjajshme

Në tetor të vitit të kaluar, kryetari i VV-së, Albin Kurti edhe pse nuk i kishte votat, kishte bërë ekspozenë e tij dhe kishte propozuar kabinetin para deputetëve, duke kërkuar mbështetje nga opozita pa asnjë marrëveshje politike.

Në mesin e ministrave të propozuar atëherë ishte edhe Avni Zogiani, transmeton lajmi.net.

Zogiani ishte prezantuar si ministër i Arsimit në tetor. Por, sot kur u votua “Kurti 3”, emri i tij nuk është askund në kabinetin qeveritar.

Ministër i Arsimit u bë Hajrulla Çeko, duke e zëvendësuar Arbërie Nagavcin. Pse s’u propozua më emri i Avni Zogianit nuk dihet. Mbetet të shihet nëse do të ketë reagim në ditët e ardhshme./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz