back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeSpiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në...

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Të ngjajshme

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar Kuvendin e Republikës së Kosovës për nisjen e Legjislaturës së X-të, si dhe Qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali ka shprehur urimet më të përzemërta për Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, duke u dëshiruar suksese në përgjegjësitë e reja shtetërore.

“Ju priftë e mbara në këtë përgjegjësi të lartë në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës,” është shprehur Spiropali në mesazhin e saj.

Ajo ka theksuar se Kosova mbetet pjesë e pandashme e zemrës kombëtare dhe e horizontit të përbashkët evropian, duke nënvizuar se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, forcimin e institucioneve dhe rrugëtimin drejt integrimit në familjen euroatlantike.

Në përfundim, ministrja ka uruar suksese në këtë kapitull të ri për institucionet e Kosovës, në shërbim të paqes, zhvillimit dhe dinjitetit të qytetarëve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz