BallinaLajmeKusari-Lila: I kemi votat për formimin e Qeverisë – vonesa është për...

Kusari-Lila: I kemi votat për formimin e Qeverisë – vonesa është për arsyje teknike

Të ngjajshme

Ja kujt nuk i takon paga 13-të e plotë, sqaron ministri Murati

Qeveria e Kosovës në mbeldhjen e mbajtur a aprovuar...

Qeveria miraton vendimin: Ndahen 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares së Kosovës

Qeveria ka miratuar vendimin. Janë ndarë 500 mijë euro për...

Bikini të zeza, forma perfekte, Ada merr vëmendje direkte

Ish-konkurrentja e Përputhen, Ada, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve...

Mimoza Kusari – Lila, kryetarja e Alternativas që është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se pas pak do të nisë seanca për formimin e Qeverisë teksa informoi që i kanë votat për këtë proces njësoj siç i patën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Po, besimi është se ata do të jenë prezentë. Grupet parlamentare e kanë mundësinë edhe të debatojnë, arsyet pro apo kundër votimit të qeverisë. Ne e kemi shumicën, e patë se u votua kryetarja e Kuvendit. Të njëjtat vota pritet të jenë edhe për Qeverinë Kurti 3, ato të konfirmuara. Ndërkaq sa i përket të tjerëve, prezenca e pjesëmarrja në votim pritet të shihet në vijim”, tha ajo në një intervistë për RTK-në.

Sa i përket vonesës së nisjes së seancës, ajo tha se është çështje teknike. “Arsyeja e shtyrjes së fillimit të seancës është të sigurohemi që të gjitha grupeve parlamentare u ka shkuar me kohë njoftimi, dhe janë bërë përgatitjet për pjesëmarrje”, tha ajo.

Për përbërjen e kabinetit qeveritar ajo tha se janë disa emra të cilët janë prezantuar edhe më herët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz