BallinaLajmeTë shtëna me armë në Mitrovicë të Jugut, një i plagosur dhe...

Të shtëna me armë në Mitrovicë të Jugut, një i plagosur dhe dy të arrestuar

Të ngjajshme

Ja kujt nuk i takon paga 13-të e plotë, sqaron ministri Murati

Qeveria e Kosovës në mbeldhjen e mbajtur a aprovuar...

Qeveria miraton vendimin: Ndahen 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares së Kosovës

Qeveria ka miratuar vendimin. Janë ndarë 500 mijë euro për...

Bikini të zeza, forma perfekte, Ada merr vëmendje direkte

Ish-konkurrentja e Përputhen, Ada, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve...

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sonte në Mitrovicë të Jugut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka deklaruar për lajmi.net se rreth orës 19:26 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “UÇK”-së, në Mitrovicë të Jugut.

“Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën ‘UÇK’, në Mitrovicën e Jugut. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor,” ka thënë Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

Sipas policisë, njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme për zbardhjen e plotë të rastit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz