back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmePresidentja Osmani e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re...

Presidentja Osmani e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Të ngjajshme

Abdixhiku: Demokracia nuk është vetëm numra, por vetëdijesim politik

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është...

Albin Kurti nuk i propozon për ministre Rozeta Hajdarin dhe Arbërie Nagavcin

Mandatari për kryeministër Albin Kurti, ka propozuar kabinetin e...

Kusari-Lila: I kemi votat për formimin e Qeverisë – vonesa është për arsyje teknike

Mimoza Kusari – Lila, kryetarja e Alternativas që është...

Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë ministrat

Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për të tentuar ta formojë Qeverinë e re të vendit.

Lajmi.net mëson se Osmani para pak minutave veçse e ka nënshkruar dekretin për mandatarin Albin Kurti dhe vendimin tanimë e ka dorëzuar.

Pas pak mbetet që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mblidhen për të zhvilluar seancën e radhës, atë për formimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti.

Kurti fillimisht pritet që të propozojë planprogramin qeverisës e më pas të propozohen edhe emrat e ministrave.

Deri më tani nga Vetëvendosje po e mbajnë hermetikisht të mbyllur çështjen e emrave të ministrave, derisa dihet se pritet të ketë mjaftë ndryshime./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz