BallinaLajmeHamza: Në seancën e parë do të procedohet Rezoluta për gjykim të...

Hamza: Në seancën e parë do të procedohet Rezoluta për gjykim të drejtë në Hagë, presim mbështetjen e të gjithëve

Të ngjajshme

Marrëdhëniet familjare ndikojnë në rrezikun e demencës

Një jetë familjare e lumtur nuk është e rëndësishme...

A ka dikush që mundet me i fitu mbi 40% në Kosovë? – Hoxha: Besoj se po

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për mundësinë që një...

Vetëm 10 mjekë dominojnë recetat për kanabis mjekësor

Vetëm dhjetë mjekë kanë përshkruar më shumë se gjysmën...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se legjislatura e re e Kuvendit po nis punën në një moment të rëndësishëm për vendin, duke theksuar se çështjet që lidhen me proceset në Hagë janë obligim shtetëror dhe jo partiak.

Ai ka bërë të ditur se në seancën e parë të punës do të procedohet për votim një Rezolutë e hartuar nga ekspertë të pavarur, e cila kërkon një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, si dhe me standardet më të larta ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

“Në seancën e parë të punës do ta procedojmë për votim Rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur, e cila kërkon një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, që mishëron standardet më të larta ndërkombëtare.”, shkroi ndër të tjera Hamza.

Hamza ka shprehur pritjen që kjo nismë të marrë mbështetjen e deputetëve, duke e cilësuar si çështje që lidhet me drejtësinë, dinjitetin dhe shtetësinë e Kosovës.

Postimi i plotë: 

Kjo legjislaturë e re po nis në një moment vendimtar për Kosovën. Mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar.
Në seancën e parë të punës do ta procedojmë për votim Rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur, e cila kërkon një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, që mishëron standardet më të larta ndërkombëtare.
Presim mbështetjen e të gjithëve që besojnë në drejtësi, dinjitet dhe shtet./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz