back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeVitin e kaluar iu referuan si terrorist, por tani krejt Vetëvendosja voton...

Vitin e kaluar iu referuan si terrorist, por tani krejt Vetëvendosja voton “pro” Slavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit

Të ngjajshme

Pse e votuat Listën Srpska? A janë terroristë? Rizvanolli dhe Bahtiri s’e thonë asnjë fjalë

Për këmbënguljen e zvarritjen nëpër seancat e kaluara për...

Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe një në shqip – “Çike çike”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar...

Një person plagoset në Mitrovicë

Gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar për një gjuatje...

Presidentja Osmani e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar liderin...

Goditet një grup i dyshuar për trafik droge në Elbasan, 3 të arrestuar

Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Elbasan...

Pas shumë deklarimeve kundër, ku ndër të tjerash e quajtën edhe kriminelë e terroristë, sonte Lëvizja Vetëvendosje çuan duart për votimin e nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan “pro” që Slavko Simiq të jetë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Votë “pro” pati edhe Lista Serbe. 104 deputetë votuan “pro”.

Ndërkohë disa deputet të PDK-së votuan “kundër”, në Vetëvendosje nuk pati asnjë votë kundër.

Votimi u bë “në pako” për të gjithë nënkryetarët.

Pas propozimit, Albulena Haxhiu arriti që të marrë 66 vota për, 44 kundër dhe 8 abstenime Haxhiu u vu në postin e Kryetare së Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj, partitë politike propozuan nënkryetarët e Kuvendit.

Hekuran Murati propozoi Ardian Golën për nënkryetar nga LVV.

Blerta Deliu-Kodra e PDK-së, propozoi Vlora Çitakun.

Nga LDK-ja, Besian Mustafa e propozoi Kujtim Shalën.

Lista Serbe, përmes deputetit Igor Simiq, propozoi Sllavko Simiqin.

Elbert Krasniqi propozoi Emilija Rexhepin.

Në votim morën pjesë 115 deputetë, nga të cilët 104 votuan për, 3 kundër dhe 6 abstenuan.

“Me zgjedhjen e nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu.

Pas votimit të të gjithë nënkryetarëve të propozuar u arrit që Kuvendi i Kosovës të jetë i konstituuar.

Pas kësaj Haxhiu njoftoi se sonte mbahet edhe një seancë, ajo për formimin e Qeverisë së Kosovës./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz