BallinaLajmeMe 66 vota për, Albulena Haxhiu zgjedhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

Me 66 vota për, Albulena Haxhiu zgjedhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

Të ngjajshme

“Forca Kosovë” – Abdixhiku me bashkëshortën në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është në përkrahje...

Sigal Prishtina ndan rrugët me yllin amerikan

Sigal Prishtina ka njoftuar një largim nga skuadra. Bëhet fjalë...

​Gjeneral Ulutas: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral...

‘Do fitojmë apo ajo?’, Eni Koçi në mbështetje të Kosovës

Në prag të përballjes vendimtare mes Kombëtares së Kosovës...

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit.

Në sallë të pranishëm janë 118 deputetë.

Pas betimit të deputetëve nga legjislatura e 10-të me radhë, të njëjtit votuan për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryekuvendare të Kosovës.

“Ju uroj secilit që jeni zgjedhur nga ana e popullit të Kosovës dhe uroj që në këtë Kuvend të veprojmë gjithmonë në frymën e bashkëpunimit e t’i marrim vendimet më të mira për qytetarët e Republikës sonë. Grupi Parlamentar i VV-së e propozon deputeten Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të Kosovës”,deklaroi Konjufca.

Pas hedhjes në votim, Albulena Haxhiu ka arritur që të marrë 66 vota për, kundër 44 dhe 8 kanë abstenuar.

Kësisoj Haxhiu është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Për zgjedhjen e Haxhiut nuk votuan as nga LDK dhe as nga PDK dhe as nga AAK disa nga deputetët abstenuan dhe disa votuan kundër./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz