BallinaLajmeDixon thotë se ZPS ka prova “të pavërtetuara” kundër Veselit

Dixon thotë se ZPS ka prova “të pavërtetuara” kundër Veselit

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Avokati mbrojtës Rodney Dixon tha se janë dy raste kur ZPS ka ofruar dëshmi kundër Veselit, por ai pretendoi se këto janë dëshmi të pavërtetuara.

Sipas tij, ZPS-ja synon të përdorë një provë, të pavërtetuar, të një personi që nuk është paraqitur në gjykatë, dhe ta përdorë si bazë për fajësinë e Veselit, duke shtuar se këto nuk janë në formën e deklaratës të një dëshmitari.

“ZPS mbështetet në prova dytësore. Por, pala mbrojtëse nuk ka mundur t’i marrë në pyetje këta dëshmitarë ku bazohen këto informacione”, tha ai.

Pretendimi i dytë, tha Dixon, ka të bëjë për një të ndaluar në Kleçkë, “edhe kjo është e bazuar në një informacion të dorës së dytë”.

“Akuza e vetme që vjen për pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejt vjen nga një dëshmitar të cilin unë nuk mund ta marr në pyetje”, tha Dixon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz